FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në prag të së vërtetës së madhe për vrasjen e John Kenedy?

Presidenti amerikan John Kenedy u vra më 22 nëntor të vitit 1963 në Teksas në një incident që trondit botën në thelbin e saj.

Tani, më shumë se 50 vjet pas tragjedisë, njerëzit anë e mbanë botës do të jenë në gjendje të kenë qasje në informacione të klasifikuara më parë që mund të kenë qasje në informacione të klasifikuara dhe që mund të çojnë në zbulime të reja e mbase duke i dhënë fund teorive të konspiracionit.

Dokumentet sekrete përmbajnë më shumë se 3 mijë skedarë, që secila prej tyre mund të përmbajë qindra dokumente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arkivat Kombëtare do të lëshojnë dosjet më vonë sot, të cilat do të jenë në dispozicion për t’u shkarkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa njerëz besojnë se lirimi mund të vonohet ndërkohë që Presidenti Trump mund të vendosë nëse ndonjë prej dosjeve duhet të mbetet sërish e klasifikuar nëse ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Fundjavën e kaluar ai shkroi në Twitter: “Duke iu nënshtruar marrjes së informatave të mëtejshme, unë do të lejoj, si President, që të hapen dokumentet e klasifikuara për JFK”.

Ekspertët e vrasjes së Kennedy nuk presin ndonjë “bombë të rëndë”, sipas raporteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?