Në rini më shumë sesa kam studiuar, kam jetuar
Jetë nate, koncertet e grupit të preferuar Buzzcocks, miq dhe aventura, kjo ka qenë rinia e Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian. ”Shkova në Londër nga Gjermania monotone dhe pa ngjyra dhe e gjeta veten në një qytet plot jetë, energji, multikulturor dhe të lirë”, rrëfen ajo Ursula von der Leyen lëvizi nga Gjermania në Londër për studime në Universitetin e Gottingen për Ekonomik.
Ajo tregoi për jetën e saj si studente, përpara studentëve të Universitetit ku ka studiuar. Në botën e muzikës ‘Metal’ ajo njihej si Rose, Rose Ladson, koha kur ndiqte koncertet e grupit të preferuar. Emri i saj i vërtetë ishte Ursula Albrecht. Vite më vonë do martohej me një profesor e do merrte mbiemrin e tij von der Leyen.
Babai i saj ka qenë Kryeministri Demokrat i Krishterë i Saksonisë së Ulët të asaj kohe. Brigada e Kuqe gjermane vrau dhe rrëmbeu politikanë, biznesmenë dhe familjet e tyre në ato vite. Kështu që i frikësuar për familjen e tij, e nisi vajzën, Ursulën drejt Londrës me emër të ndryshuar. Atje e ndau apartamentin me dajën e saj Erich Stromeyer dhe siç ai tregonte më vonë, Ursula e harronte shpesh çelësin në derë dhe kthehej vonë duke e zgjuar. Pastaj e zgjidhën problemin, duke vendosur një zile. Sa herë që ajo hapte derën, zilja binte dhe i kujtonte të tërhiqte çelësin.