Në rrugët e Brukselit jetojnë rreth 10 mijë të pastrehë

Numri i të pastrehëve në Bruksel ka arritur në 10 mijë, por numri i strehimoreve është i pamjaftueshëm dhe duhet të merren masa shtesë në kushtet e vështira të dimrit. Në rrugët e kryeqytetit jetojnë rreth 10 mijë të pastrehë.

Në qytet ka vetëm një strehimore emergjente për 3.250 persona. Një hotel në rrethin qendror të qytetit Schaerbeek është shndërruar në qendër strehimi për të pastrehët me 104 shtretër. 14 prej shtretërve janë vendosur meshkuj beqarë, ndërkaq në 90 anëtarët e familjeve. Shërbime të tilla si shpërndarja e ushqimeve dhe veshjeve filluan në 12 nga 19 komunat e lidhura me Brukselin.

Organizata “Bruss’help” tha se këto janë të pamjaftueshme, duke shtuar se rreth 1.000 nga 3.250 vende janë aktualisht të rezervuara për refugjatët. Në Belgjikë, ekziston një masë e qeverisë që quhet “Plani i të Ftohtit Ekstrem” për të mbrojtur të pastrehët nga i ftohti, por kjo aktivizohet vetëm në temperaturat e ftohta 4 gradë nën zero. Kur ky plan aktivizohet, sigurohen vetëm 160 vende strehimi shtesë emergjente.

SHKARKO APP