Në Shqipëri vaksina AstraZeneca e pezulluar në 7 vende të BE
Shqipëria po merr 38 400 vaksina Astra Zeneca ndërkohë që shumë vende europane po kërkojnë bllokimin e përkohshëm të saj pas frikës së shtuar, për shakaktimin e vdekjeve, si pasoje e problemeve me mpiksjen e gjakut.
Ndërkohë që shtatë vende të BE, Lituania, Estonia, Letonia dhe Luksemburgu të cilave iu shtua së fundi edhe Austria, Danimarka dhe Norvegjia e kanë bllokuar procesin e vaksinimit me Astra Zeneca, kryeministri u mburr dy ditë më parë se ajo do të mbërrinte sot në Shqipëri.
“Pasnesër mbërrijnë 38 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve” shkruajti Rama në Facebook.
Austria vendosi ta pezullojë marrjen e AstraZeneca pas vdekjes së një infermiereje që mori dozën e parë të vaksinës. Gruaja 49-vjeçare vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të koagulimit, ndërsa një tjetër grua 35-vjeçare zhvilloi emboli pulmonare dhe është duke u shëruar. “Aktualisht nuk ka ndonjë provë që kjo pati lidhje me vaksinimin”, tha “Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor, BASG, ndonëse ajo urdhëroi ndërprerjen e vaksinimit.
Të njëjtin vendim mori dhe Danimarka dhe Norvegjia pas shfaqjes së 22 rasteve te trombozave në tre milionë vaksinime të bëra me këtë dërgesë vaksinash deri në 9 mars.
Por ndonëse këto raste kanë alarmuar një pjesë të Europës, duket se Shqipëria do ti përmbahet parimit se, dëmet nga vaksinimi janë gjithësesi më të vogla se përfitimet prej tij. Dëshpërimisht e etur për vaksina në prag të fushatës elektorale qeveria ka marrë vendimin te ecë përpara me dozat e reja.
“Ne jemi informuar që seria që vjen nesër nuk është e njëjta seri që ka shkuar në Danimarkë. Ka një seri që konsiderohet problematike dhe ky numër serie është bllokuar. Ka dalë dhe sot OBSH me një deklaratë ku thotë se pavarësisht se EMA është duke shqyrtuar këtë lot të vaksinës, pjesa tjetër duhet të vazhdojë vaksinimin duke monituar”, tha të enjten në opinion ministrja e sbëndetësisë Ogerta Manastirliu. Autoritetet shqiptare kanë vendosur të shpërfillin edhe paralajmërimet se AstraZeneca mund të shkaktojë probleme tek moshat mbi 65 vjeç. Produkti i universitetit të Oksfordit shihet me shumë dyshime në Gjermani dhe në Francë sidomos pas një deklarate të presidentit Macron se ajo është “pothuajse jo efikase për mbi 65 vjeçarët”. Gjermania refuzon ta përdorë në politikat e saj të vaksinimit për këtë moshë, ndërsa Bullgaria e ka zbritur atë në 55 vjeç.
Por të dhënat janë kontradiktore. Një studim i kryer në Skoci ku janë vaksinuar me Astra Zeneca mbi 5 milionë banorë, tregon se ajo është efikase kundër rasteve të rënda dhe shtrimeve në spital edhe për moshat e mëdha. Në javën e dytë pas marrjes së dozës së parë studimi tregon se shtrimet në spital zbresin me 47% dhe ato shkojnë në 60 % javën e tretë.
Ndoshta e kalamendur mes dy versioneve Shaqipëria ka vendosur te bëjë një zgjidhje të ndërmjetme. Edhe ti shfrytëzojë dozat edhe ti përdorë ato në mosha më të reja. Prandaj me Astra Zeneca është vendosur të eksperimentohet me mësuesit.
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino e ka mbrojtur këtë ide:”Vaksina do të përdoret në të gjitha grup moshat siç përdoret Pfizer. Vendimi është kthyer edhe nga ato vende që morën një vendim që të mos vaksinonin persona mbi 65 vjeç për shkak të dhënave të pakta që kishte në studimin fillestar. Të dhënat e sotme të publikuara nga Mbretëria e Bashkuar që e ka përdorur këtë vaksinë në të gjitha grup moshat, tregojnë që ajo është efektive, e sigurt edhe mbi 65 vjeç dhe kjo ka qenë arsyeja që Komitetet teknike i kanë tërhequr vendimet e marra”, deklaroi Bino.
Dy probleme që janë shfaqur me këtë tip vaksine përpara se të shtrohej çështja e humbjes së jetës, ishin ato se ajo nuk ma demostruar asnjë efikasitet ndaj variantit afrikano jugor të virusit dhe efektet ansore të ngjashme me një grip të fortë që kanë shfaqur shumë persona që e kanë marrë ate.
Por ndonëse kjo vaksinë ka konfirmuar edhe disa avantazhe si mbrojtja ndaj mutacionit anglez e provuar nga testimi në jetë reale që u krye ne Skoci, apo kushtet komode të ruajtjes, mjafton një frigorifer i thjeshtë farmaceutik, skandali i ndodhur në Austri dhe problemet në vendet skandinave e kanë shtuar frikën rreth saj.
Por pavarësisht kësaj vendimi i qeverisë shqiptare nuk ka ndryshuar. 38400 dozat e para do testohen tek mësuesit./lapsi.al/