Negociatat, Gjermania ende pa qeveri

Unioni Kristian-Socialist CSU në Gjermani shpreson se vendi do të ketë qeverinë e re në fund të këtij viti.

Edhe pse negociatorët kanë bërë pak progres në tejkalimin e ndasive të thella mes palëve, aleatët bavarezë të kancelares Angela Merkel janë besimplotë në krijimin e qeverisë.

Merkel po përpiqet të bashkojë aleancën e saj që konsiston tek Unioni Kristian-Demokrat CDU dhe partia simotër Unioni Kristian-Socialist, me të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konservatorët e udhëhequr nga Merkel dolën të parët në zgjedhjet federale të një muaji më parë, por humbën shumë nga ndenjëset e tyre në parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas një takimi mëse 11 orësh të enjten, tre kampet ranë dakord t’i rikthehen diskutimeve javën e ardhshme për shkak të progresit të vogël të arritur në çështje të diskutueshme si emigracioni dhe politikat për klimën. Negociatorët do të takohen të hënën dhe të enjten e ardhshme, kohë në të cilën ata duan të gjejnë një zgjidhje për politikat e refugjatëve.

Sidoqoftë, politikanët gjermanë parashikojnë se procesi për krijimin e një koalicioni mund të zgjasë me muaj, duke e lënë Gjermaninë të lëkundur ndërkohë që Bashkimi Europian varet nga vendi i pasur për udhëheqje në reformën e qeverisjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?