Negociatat Rusi-Ukrainë, SHBA skeptike: Asnjë shenjë serioziteti nga Moska

Këtë të martë, në Stamboll u mbajtën bisedimet për negocimin e paqes ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa do të vazhdojnë sërish nesër. Ukraina thotë se është në favor të neutralitetit me garanci, kurse ministria ruse e Mbrojtjes, deklaron se do të reduktojë aktivitetin ushtarak në Kiev dhe Chernikiv për të inkurajuar dialogun.

Por SHBA-ja shfaqet skeptike. Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, thotë se ka një ndryshim mes asaj që Rusia thotë, dhe asaj që vepron dhe sipas tij të gjithë forcat duhet të përqendrohen te veprimet.

“Ka një ndryshim midis asaj që thotë Rusia dhe asaj që bën dhe Shtetet e Bashkuara fokusohen në këtë të fundit. Rusia t’i japë fund agresionit tani dhe të tërheqë forcat e saj nga Ukraina”.

SHKARKO APP