Nëna e Caroline kërkon kujdestarinë e vajzës: Në Athinë do konsiderohet “vajza e vrasësit”

Nëna e Caroline ka kërkuar kujdestarinë e vajzës së vogël Lydia. Avokati i saj deklaroi se kanë paraqitur kërkesë para prokurorit për kujdestarinë ekskluzive të saj, pasi theksoi se në Athinë ajo do të paragjykohet si vajza e vrasësit.

“Ne erdhëm sot për të paraqitur një kërkesë për kujdesin ekskluziv të Lydia-s së vogël nga nëna e Caroline, sepse është mjedisi më i përshtatshëm pasi në Athinë Lydia e vogël do të jetë vajza e vrasësit dhe në Alonissos fëmija që humbi nënën e tij“, tha avokati i familjes së Caroline, Thanassis Harmanis jashtë gjykatave.

Ai u shpreh se është informuar edhe në lidhje me raportet e punonjësve sociale dhe ata janë pozitivë në lidhje me këtë çështje.

“Unë u informova se raportet e punonjësve socialë nga Alonissos janë pozitive,” shtoi ai, duke iu referuar hulumtimit të kryer nga shërbimet sociale kompetente në mjedisin e të dy familjeve.

Avokati i familjes theksoi se nëna e vrasësit Babi Anagnostopulos nuk kishte pasur asnjë kontakt me të. Kjo u hodh poshtë nga pala tjetër.

Prokuroria për të mitur, brenda kuadrit të përgjegjësive të saj, sipas nenit 1532 të Kodit Civil, do t’ua besojë përkohësisht kujdestarinë e fëmijës, ose të afërmve të Caroline në Alonissos, ose familjes së pilotit të akuzuar në Glyka Nera, pas kryerjes së një hetimi te shërbimet sociale kompetente për të vendosur se cili nga të dy mjediset është më i përshtatshëm për foshnjën. Vendimi pritet të merret brenda ditës së hënë.

SHKARKO APP