Nëna heroinë, ja si e shpëtoi familjen nga zjarri
Tragjedia që përfshiu kullën Grenfell, la shumë të vdekur dhe të plagosur. Nga ajo kullë, pati dhe të shpëtuar siç është 39-vjeçarja Natasha Elcock. Ajo ishte në gjumë me të dashurin e saj dhe vajzën 6 vjeçare kur u lajmërua se në pallat kishte rënë zjarr.
Pë rtë shpëtuar familjen, ajo u ngrit dhe shkoi në tualet ku hapi ujin duke përmbytur kështu të gjithë shtëpinë me qëllim parandalimin e flakëve që të futeshin në apartament.
Kjo mënyrë funksionoi pasi të tre ata u nxorrën të gjallë nga shtëpia 90 minuta pasi zjarri ishte përhapur në të gjithë ndërtesën.
Shumë të tjerë, mendohet rreth 100 persona, nuk patën fatin e familjes së Natashas dhe trupat e tyre ende nuk janë rekuperuar plotësisht nga ndërtesa, pasi zjarrfikësit kanë mundur të kontrollojnë vetëm katet e sipërme deri më tani.
KOHA JONË SONDAZH

