Nëna i vdes nga COVID-19, vajzës 32-vjeçare i pushon zemra në funeral

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku një vajzë e re ka ndërruar jetë në furneralin e të ëmës e cila ndërroi jetë nga koronavirusi.

32-vjeçarja britanike e quajtur Laura Richards, pësoi arrest kardiak kur arkivoli i nënës së saj Julie Murphy, 63 vjeçe, po ulej në gropë.

Të afërmit e tmerruar dhe prifti që merrte pjesë në funeral u përpoqën të shpëtonin Lauran por ajo vdiq në vendngjarje.

Ajo ishte mes pak njerëzve që u lejuan në funeralin e Warëickshire në Anglinë qendrore, prej rregullave të distancimit social.

Julie, nënë e katër fëmijëve vuante nga skleroza, dhe vdiq më 15 mars pasi i kap nga koronavirusi në azilin ku jetonte.

SHKARKO APP