FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nënë e bir bien nga 50 metra lartësi, shpëtojnë mrekullisht

Një grua rumune dhe bebja e saj mashkull kanë shpëtuar mrekullisht pas një rrezmi nga 50 metra lartësi. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në kështjellën Denia, në Alicante të Spanjës.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, sipas të cilave gruaja dhe foshnja kanë marrë plagë serioze në trup, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Mësohet se ato janë disa fraktura të ndryshme në trup, por shkaqet e rënies në një prej torrave të kështjellës janë ende të paqarta.

Nëna dhe bebja mund të kenë shpëtuar nga rrjetat që rrethojnë torrën e kështjellës, të cilat janë vendosur për të mbrojtur kalimtarët nga ndonjë rënie i mundshëm gurtë. Policia thuhet se ka nisur hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?