Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence rezulton negativ në testin e Covid-19

Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin e ri Covid-19, të cilin e kreu pasi një punonjës i zyrës së tij rezultoi pozitiv.

Rezultatet e testeve të Pence dhe bashkëshortes së tij Karen Pence i bëri të ditur nga llogaria e saj zyrtare në Twitter, Katie Miller, kryekëshilltarja për media e nënpresidentit Pence.

“Unë jam e lumtur të njoftoj se që të dyja rezultatet e testit për Covid-19, të nënpresidentit Pence dhe bashkëshortes së tij Karen Pence janë negative”, tha Miller.

Në një konferencë për media dje në Shtëpinë e Bradhë, duke rikujtuar se një punonjës në zyrën e tij rezultoi pozitiv në testin e Covid-19, nënpresidenti Pence tha se personi në fjalë nuk ka ardhur në punë që nga dita e hënë. Aktualisht gjendja e tij është e mirë. Nuk kam pasur ndonjë kontakt me të, por sërish unë dhe bashkëshortja ime do të bëjmë testin pasdite”.

Javën e kaluar edhe presidenti amerikan Donald Trump bëri testin për Covid-19 i cili gjithashtu rezultoi negativ.

Aktualisht në SHBA janë shënuar 396 viktima dhe 38,138 të infektuar me Covid-19.

SHKARKO APP