Nëntë ditë të bllokuar në minierë. Dy minatorët koreanë mbijetuan vetëm me kafe

Dy minatorë kaluan nëntë ditë të bllokuar në një minierë zinku të shembur në Korenë e Jugut, duke jetuar me pluhur kafeje. Pra me kafen e pa zierë.

Burrat, e moshës 62 dhe 56 vjeç, arritën të ndiznin një zjarr atje brenda, për t`u ngrohur dhe sajuan një tendë plastike.

200 metra nën tokë që prej datës 26 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po si mbijetuan për 9 ditë pa ushqime?

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet thanë se minatorët mbijetuan duke pirë ujin që binte nga tavani dhe duke përdorur pluhur kafeje në vend të vakteve të ushqimit.

Operacioni i shpëtimit filloi të enjten kur punonjësit e emergjencës shpuan një vrimë dhe futën një kamerë të vogël në përpjekje për të gjetur minatorët. Ata u zbuluan të ulur krah për krah për t’u ngrohur, në një dhomë të gjerë ku takoheshin disa boshte minierash.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?