Nëpunës shteti? Fauci e ka rrogën më të lartë edhe se Presidenti

Dr. Anthony Fauci është paguar 417,608 dollarë në vitin 2019, raporton revista “Forbes”, sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet amerikane. Kjo e bën atë jo vetëm doktorin më të paguar brenda administratës federale, por edhe nëpunësin më të paguar.

Dr. Fauci ka fituar edhe më shumë sesa presidenti i Shteteve të Bashkuara, rroga e të cilit është 400 mijë dollarë në vit. Të gjitha të dhënat, saktëson “Forbes”, janë marrë nga OpenTheBooks.com përmes kërkesës bazuar mbi Aktin e Lirisë së Informacionit.

Në 13 gusht të vitit të kaluar, në një intervistë të transmetuar drejtpërdrejt në Instagram, me aktorin Matthew McConaughey, Dr. Fauci u pyet nëse kishte investuar miliona dollarë te vaksinat kundër koronavirusit. Ai u përgjigj: “Matthew, jo, asnjë dollar! Jam vetëm një nëpunës qeverie, kam një rrogë prej nëpunësi qeverie”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?