“Nëse duan paqe dhe të flenë të qetë…”- Motra e diktatorit Kim Jong Un paralajmëron Joe Biden
Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, thotë se presidenti amerikan Joe Biden duhet të shmangë shkaktimin e “një ere të keqe” nëse dëshiron paqe me vendin e saj.
“Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi për të paralajmëruar administratën e re të SHBA nga përpjekja e madhe për të ngritur një re pluhuri në tokën tonë”, tha të martën motra e diktatorit të Koresë së Veriut, sipas The Sun.
“Nëse SHBA dëshiron të flejë në paqe për katër vitet e ardhshme, do të ishte më mirë të përmbahej nga shkaktimi i një ere të keqe me hapin e saj të parë,” thuhet në një deklaratë të saj, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut po kritikonte Shtetet e Bashkuara për stërvitjet e saj ushtarake në Korenë e Jugut.
Mesazhi i saj i ashpër erdhi vetëm një ditë para se dy zyrtarë të lartë amerikanë të udhëtonin në Seul në bisedimet e para të administratës së Joe Biden me homologët e tij të Koresë së Jugut.
Stërvitjet e përbashkëta midis grupeve amerikane dhe koreano-jugore filluan javën e kaluar në vend.
“Stërvitjet ushtarake dhe armiqësia nuk mund të shkojnë kurrë me dialog dhe bashkëpunim,” tha Kim Yo Jong e cila njihet si një kritike e hapur ndaj Koresë së Jugut.