Nëse plas lufta, zbulo vendet më të sigurta (VIDEO)
Shpresojmë të mos ndodhë po le të mendojmë për një moment nëse ndodh. Po flasim për një luftë të Tretë Botërore, duke marrë shkas nga veprimet e paqëndrueshme dhe kërcënimet që bën Koreja e Veriut me raketa, Irani që thotë se do zhvillojë më shumë armë, ashtu si Rusia dhe Trump, jo më pak i rëndësishmi i cili thotë se prishë marrëveshjen bërthamore me Iranin.
Disa njerëz besojnë se Lufta e Tretë Botërore është afër dhe se kësaj herë do të jetë ndryshe, do jetë shumë më shkatërruese për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe armëve bërthamore, një lëndë mund të shkaktojë një Hiroshimë të dytë.
Për këto shqetësime të ngritura nga njerëzit, Independent publikon një listë me 10 vende, të cilat do ishin vende të mira për tu strehuar, ku nuk ka shumë gjasa të preken nga lufta. Lista është bërë duke studiuar Indeksin Global të Paqes 2017.
Ja dhjetë vendet kryesore:
10-Irlanda ka neutralitet ushtarak që nga vitet 1930. Nëse plas Lufta e Tretë Botërore, Irlanda mund të vazhdojë të mbajë këtë neutralitet.
9-Zvicra ka historinë më të vjetër të neutralitetit ushtarak, të themeluar gjatë Traktatit të Parisit në 1815. Ata nuk kanë marrë pjesë në një luftë që atëherë. Malet e saj janë gjithashtu aq të lartë dhe të mëdhenj sa mund të shërbejnë si një mbrojtje ndaj pushtimit të huaj.
8-Sllovenia kur bëhet fjalë për vetë-qëndrueshmëri, burimet e energjisë termike, diellore dhe hidroenergjetike të Sllovenisë nënkuptojnë se nëse ekziston një konflikt ndërkombëtar, ata nuk kanë nevojë të mbështeten në një vend tjetër për energji. Bashkë me faktin se ata arritën të qëndrojnë larg Luftës së parë dhe Luftës së Dytë, ata mund të vazhdojnë me këtë sjellje, duke u larguar nga konfliktet globale.
7-Fixhi një ishull në oqeanin paqësor, në pjesën jugore. Fixhi është gjeografikisht një vend i izoluar dhe për këtë arsye mjaft i sigurt. Nuk është e mbyllur dhe qeveria tradicionalisht ka qëndruar jashtë konflikteve globale.
6-Danimarka është një përjashtim në këtë listë: megjithëse mund të zhvendoset në një luftë nëpërmjet statusit të tyre në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (në anën e Evropës), ajo ka një kartë: Grenlandë. Rajoni është jo-politikisht i orientuar dhe mjaft i largët.
5-Austri renditet e katërta nga 163 vende në Indeksin Global të Paqes 2017. Nëse kjo nuk mjafton për t’ju tërhequr, duhet të dini se në fushat e konfliktit, militarizimit, shoqërisë dhe sigurisë janë pothuajse zero.
4-Portugalia duke arritur në vendin e tretë në Indeksin Global të Paqes, Portugalia është bërë sipas Politico-s, një “oaz stabiliteti”. Populizmi i ekstremit të djathtë, gjithëpërfshirës në të gjithë Evropën, mbetet shumë larg dhe kanë qëndruar jashtë shumicës së konflikteve që nga Lufta e Dytë Botërore.
3-Zelanda e Re një nga gjërat më të mira mbi këtë vend është angazhimi për vetë-furnizim: merr më shumë se gjysmën e energjisë elektrike nga energjia hidroelektrike dhe ka tokë pjellore, duke e bërë prodhimin e bimëve të mundshme në rast se në pjesën tjetër të botës janë të zhdukura. Edhe për shkak të vendndodhjes së largët, Zelanda e Re është një zgjedhje e mirë për të jetuar në rast të një lufte botërore.
2-Kanadaja është vendi i 8-të më paqësor në botë sipas Indeksit të Paqes Globale 2017.
1-Islanda është në vendin e parë nga Indeksi Global i Paqes, duke e bërë atë vendin më paqësor në botë. Përveç kësaj, vendi është gjeografikisht larg pushteteve të përfshira në konflikte globale (si Amerika, Koreja e Veriut, Rusia dhe Irani), duke e bërë vendin më të mirë për tu fshehur.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=sVAzIFtu4d4″ width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

