Nesër Finlanda i bashkohet NATO-s, Moska: Do të rrisim mbrojtjen
Nesër Finlanda do të bashkohet me NATO-n si aleati i 31-të. ”Finlanda dhe aleatët do të jenë më të sigurta dhe aleanca jonë do të jetë më e fortë”,-tha sot sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Rusia reagoi menjëherë. Ministri i Jashtëm rus Grushko, tha se Moska do të forcojë mbrojtjen e saj në Perëndim dhe Veriperëndim.
”Nëse forcat dhe asetet e anëtarëve të tjerë të NATO-s vendosen në territorin finlandez, ne do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për të garantuar sigurinë ushtarake të Rusisë”.