Nesër referendumi në Turqi, Erdogan kërkon të forcojë pozitat
Turqit do të shkojnë nesër në kutitë e votimit për të votuar për 18 nenet e ndryshuara të kushtetutës. Një prej ndryshimeve është edhe fuqizimi i pozitave të presidentit.
Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të 18 neneve, parashikohet rritja e numrit të deputetëve nga 550 që është aktualisht të shkojë në 600 dhe ulja e moshës për deputet nga 25 në 18 vjeç.
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të bëhen një herë në 5 vite dhe në të njëjtën ditë. Personit të zgjedhur si president nuk do t’i hiqet lidhja me partinë.
Kandidati për president mund të zgjidhet nga grupet parlamentare, partitë të cilat kanë marrë më shumë se 5 për qind të votave në zgjedhjet paraprake, ose me firmat e 100 mijë qytetarëve.
Zëvendësit e Presidentit dhe ministrat do të mund të zgjidhen dhe shkarkohen nga presidenti. Parlamenti me tre të pestat e votave do të mund të dërgojë vendin në zgjedhje të reja.
KOHA JONË SONDAZH

