New York kthehet në qytet ”fantazmë”

Pandemia e Covid-19 ka prekur SHBA-në, duke e bërë shtetin e parë në botë për numrin më të lartë të të prekurëve me koronavirus. Teksa numri i viktimave në SHBA ka shkuar në 4,394, shtetet kanë nxituar që të mbyllen në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së virusit. Disa pamje të publikuara në rrejte në Nju Jork apo siç njihet ndryshe “qyteti që nuk fle kurrë” shihet se rrugët janë boshatisur dhe është kthyer në një qytet fantazmë. Metroja e Nju Jorkut, një emblemë e mbipopullimit urban është bërë pothuajse e panjohshme, pasi është e boshatisur me të paktën 87 % të popullsisë. Të vetmit që shihen nëpër rrugë janë disa qytetarë të guximshëm të cilët gjithsesi kanë vendosur maska dhe doreza.

SHKARKO APP