New York shteti më i prekur në ShBA, guvernatori: Kemi rritur kapacitetet e testimit në 16 mijë në ditë

Për të adresuar fluksin e pacientëve të infektuar me koronavirus në New York, guvernatori Andrew M. Cuomo tha shprehet këtë të hënë se ai do të lëshonte një urdhër urgjence që kërkon që spitalet të rrisin kapacitetin me të paktën 50 përqind.

Urdhri ishte një direktivë e detyrueshme nga shteti, tha z. Cuomo.

New York tani përfaqëson gati 6 përqind të rasteve në tërë globin dhe urdhri i Cuomo ndoqi një sërë masash gjithnjë e më urgjente për të shtypur përhapjen e sëmundjes.

Megjithatë, të hënën, guvernatori gjithashtu foli për ndërmarrjen e hapave për të drejtuar një ekonomi më funksionale.

New York ka testuar më shumë se 78,000 njerëz ku vetëm në 24 orët e fundit u shtuan më shumë se 4 mijë raste të reja duke e ccuar numrin total në 20.909.

Qeveria ka rritur aftësinë e saj të testimit në mënyrë eksponenciale, nga testimi i 1.000 njerëzve në ditë në 16,000 në ditë nga e hëna.

Gjithashtu më shumë se 30,000 mjekë në pension dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor i janë përgjigjur thirrjes së shtetit për t’u dhënë vullnetarisht shërbimet e tyre.

SHKARKO APP