New York Times: Izraeli e dinte për planin e s*lmit të Hamasit që një vit më parë

Media prestigjoze ‘‘New York Times” pretendon se zyrtarët izraelitë e dinin për planin e sulmit të militantëve të Hamasit një vit përpara se të ndodhte më 7 tetor. Sipas një raporti, zyrtarët izraelitë morën planin e betejës së Hamasit për sulmin në të cilën mbetën të vrarë 1200 persona.

Gazeta pretendon se zyrtarët që i panë planet i hodhën poshtë si “aspirative, duke e konsideruar atë shumë të vështirë për Hamasin për t’i realizuar”. Një dokument 40 faqesh përshkruante, goditje pas goditjeje, pikërisht të njëjtat veprime që kanë ndodhur më 7 tetor.

“Hamasi e ndoqi planin me saktësi tronditëse”, shkruan më tej ”New York Times”. Plani përfshinte gjithashtu detaje rreth vendndodhjes dhe madhësisë së forcave ushtarake izraelite, qendrave të komunikimit dhe informacioneve të tjera të ndjeshme.

SHKARKO APP