New York Times: Shtetet që morën vaksinat kineze, po pësojnë rritje të rasteve me Covid-19
Gazeta “New York Times”, thotë se ekspertët kanë ngritur alarmin për shtimin e rasteve në 90 shtetet që po përdorin vaksinat kineze, po pësojnë rritje të rasteve me Covid-19. Mongolia i premtoi popullsisë një verë pa koronavirus. Autoritetet në Bahrejn u shprehën se do të ketë një kthim në jetën normale. E njëjta situatë edhe në ishullin e vogël të Sejshel.
Të tre këto shtete u mbështetën te vaksinat kineze, lehtësisht të arritshme. Megjithatë, në vend që të kalonin në uljen e rasteve të reja, të tre vendet janë duke u përballur me një rritje të ndjeshme të infektimeve të reja.
“New York Times” nënvizon se vaksina kineze mund të mos jetë shumë efektive në parandalimin e Covid-19, veçanërisht varianteve të reja. Në Sejshel, Kili, Bahrein e Mongoli, 50 deri në 68 përqind e popullsisë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave, duke tejkaluar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto katër shtete u renditën në 10 vendet e para me shtimin më të madh të rasteve të reja javën e kaluar. Të katër këto shtete kanë përdorur vaksinat kineze Sinopharm dhe Sinovac Biotech.
Shkencëtarët ende nuk kanë dalë në një përfundim se pse disa shtete me përqindje të lartë vaksinimi po vuajnë shtimin e ndjeshëm të rasteve.