”News York Times”: Greqia la 1,000 emigrantë në det të hapur, në barka pa motor

”New York Times”, media më e madhe në Amerikë, thotë se të paktën 1,072 njerëz janë dëbuar nga Greqia që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit. Greqia është akuzuar së fundmi se ka dëbuar emigrantët jashtë ujërave të saj territoriale duke i lënë në mëshirë të fatit në barka pa motor.

E përditshmja amerikane thotë se ka zbuluar 31 incidente me prova nga dëshmitarë okularë si anëtarë të rojës bregdetare të Turqisë organizatat e bamirësisë së refugjatëve.

“Ishte çnjerëzore, unë jam larguar nga Siria prej frikës së bombardimeve, por kur ndodhi kjo, dëshiroja më mirë të kisha vdekur nga bomba”. Zyrtarët kufitarë janë akuzuar gjithashtu për zbulimin e barkave të refugjatëve në det dhe largimin e tyre drejt Turqisë.

SHKARKO APP