Nga aksidenti i rëndë në Gjermani, 18 turistë humbin jetën

Të paktën 18 turiste besohet të kenë humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti me autobus në një autostradë në jug të Gjermanisë, në Bavari, sipas Policisë gjermane.

“Të paktën 30 persona janë plagosur dhe shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë”, raporton Policia në qytetin Bairoit.
Aksidenti në autostradën A9 pranë qytetit të Mynshbergut ka shkaktuar djegien e një autobusi me 48 pasagjerë.

“Shkaku i këtij aksidenti është ende nën hetim”, shtoi Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autobusi turistik mbante një grup gjermanësh të moshuar nga shteti i Saksonisë, që kufizohet në veri me Bavarinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?