Nga nesër mbyllen diskotekat, qeveria bën gati rimbursimin

Që nga dita e nesërme të gjithë diskotekat në Itali do të mbyllen, ndërsa maskat do të bëhet të detyrueshme në vendet e populluara. Ministri Speranza është shprehur se prioriteti i qeverisë italiane, është hapja e shkollave në shtator. “Le t’i japim një sinjal vendit që duhet të bëjmë kujdes. Prioriteti ynë duhet të jetë hapja e shkollave në shtator me kushte të sigurisë maksimale”.

Përtej 600 rasteve të djeshme, shtimi i të rinjve të shtruar në spital me shenja serioze, po shqetëson qeverinë. Ministri i Punëve rajonale, Francesco Boccia, është shprehur se ky është momenti për të limituar aktivitetet me kontakte fizike.

“Vazhdojmë të jemi një ndër vendet më të sigurta në botë për sigurinë shëndetësore. Ky fakt nuk është rastësi, por vjen falë sakrificave që kemi bërë dhe që duhen mbrojtur. Tashmë është momenti për shkuar para, por duke limituar aktivitetet që kërkojnë kontakt fizik”.

SHKARKO APP