Nga prilli, BE do të marrë 100 milionë vaksina në muaj
Bashkimi Europian pritet të marrë deri në 100 milionë vaksina anti-covid në muaj, duke nisur nga prilli. BE-ja synon që deri në qershor të ketë në portofolin e saj një total prej 300 milionë dozash.
Italia rekomandoi këtë të hënë përdorimin e vaksinave të AstraZeneca-s për grupmoshat mbi 65 vjeç. Ministria e Shëndetësisë tha në një deklaratë se janë tejkaluar dyshimet që ilaçi të mos jetë efektiv mes të moshuarve.
Vendimi vjen ndërsa Italia është afër kapërcimit të pragut të zi të 100 mijë viktimave nga Covid-19, duke u bërë vendi i dytë i Europës që arrin këtë rekord të zymtë pas Britanisë. Gjermania po vijon me rihapjen graduale duke zbutur kufizimet pas përmirësimit të lehtë të situatës epidemiologjike.