Nga protestat në radhë, pjesëmarrje rekord në zgjedhje

Me një pjesëmarrje prej 69 përqindësh, zgjedhjet e së dielës në Hong Kong regjistrojnë interesim të madh të popullit për këshilltarët drejtues të katër viteve pasues. Një pjesëmarrje e tille nuk ishte menduar. 2,9 milionë persona votuan deri në fund të procesit nga 4,1 milionë të tillë me të drejtë vote. Krahasuar me 4 vjet më parë, ishin 1,5 milionë më shumë. Që prej mëngjesit populli u vu në radhë me frikën e protestave, të cilat i munguan qytetit, ndonëse patrullimet e policisë ishin të pranishme ngado.

Të pyetur në rrugë, shumë e shihnin të drejtën e votës si mundësinë e tyre më të mirë për t’u shprehur në lidhje me qeverisjen që u bëhet dhe ndërhyrjet e Pekinit zyrtar. “Ne do e dëgjojmë zërin e tyre”, tha guvernatorja Carrie Lam pasi votoi. “Uroj që ditë si kjo e sotmja, ku mbizotëron qetësia dhe jo rrëmuja, të shtohen në vendin tonë”, u tha ajo gazetarëve të pranishëm.

Në fakt, këto zgjedhje janë edhe një lloj referendumi për qeverinë e saj dhe mënyrat si është përballur me protestat që përfshinë qendrën më të madhe ekonomike të Azisë për afro 6 muaj. Këshilltarët e dalë nga zgjedhjet kanë të drejtën e votës mbi shpenzimet dhe vendosin mbi çështjet e mbetjeve apo shëndetit publik. 1104 kandidatë garuan për 452 vende që ka këshilli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?