Nga pylli i Piemontes në Milano me 40 mijë euro heroinë, pranga shqiptarit

Një 46-vjeçar shqiptar u arrestua të premten e 10 janarit për trafik droge. Ai kishte udhëtuar për orë të tëra në pyll nga Piemonte në Milano, ku edhe u kap.

Gjithçka nisi në mëngjes kur policia e konstatoi shqiptarin në pyllin e Oleggios, ku ishin angazhuar për të monitoruar trafikun e drogës përgjatë kufirit të gjelbër.

Duke qenë se shqiptari ishte fytyrë e njohur për policinë, ata e ndoqën pas deri sa mbërriti në zonën e Gorlas në Milano dhe aty më pas ndërhynë dhe e arrestuan.

Gjatë kontrollit atij ju gjetën 40 mijë euro heroinë e mbështjellë në dy pako me peshë 1 kg e 300 gram, 25 gram kokainë dhe 400 euro cash.

SHKARKO APP