Nga rënia e lehtë e numrit të viktimave nga Covid-19 dhe për t’i dhënë frymë ekonomisë, ja vendet që bëjnë lëshime në masa
Koronavirusi në Europë ka shkaktuar shumë viktima dhe akoma ka akoma shumë të infektuar nga Covid-19.
Nga qeveritë u morëm shumë masa drastike për frenimin e kësaj pandemie që gjunjëzoi shtete dhe ekonomi.
Për hir të kësaj të fundit dhe nga një rënie e lehtë e viktimave disa qeveri në Europë kanë menduar të bëjnë disa lëshime për ti dhënë pak frymë ekonomisë.
Disa vende europiane po nisin këtë javë lehtësimin e masave të ashpra të bllokimit kundër përhapjes së koronavirusit. Vendimet janë marrë pas shifrave që treguan rënie të ritmeve të përhapjes në vende problematike si Italia dhe Spanja, por edhe në vende të tjera të unionit si në Austri e Danimarkë.
Këtë të hënë Spanja shënoi 517 të vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19, një shifër që vërteton sërish kurbën rënëse të ditëve të fundit, ashtu siç ndodh edhe me infektimet. E teksa duket se situata është nën kontroll, po nga kjo e hënë qeveria ka nisur lehtësimin e masave bllokuese.
Në punë u rikthyen punonjësit e ndërtimit, fabrikave dhe të tjerë që qëndruan në shtëpi gjatë ditëve këtyre javëve të vështira, pasi e kishin të pamundur ta kryenin punën nga shtëpitë. Masat e sigurisë kundër koronavirusit në këto vende janë megjithatë jashtëzakonisht strikte. Në metrotë dhe stacionet e autobusëve në Madrid, policët shpërndajnë maska për udhëtarët, që megjithatë janë shumë herë më të paktë se në ditët normale.
Lehtësimi i masave do të nisë të martën edhe në Itali, ku gradualisht do të rihapen fabrikat mes të cilave ato ushqimore, bujqësia, peshkimi, zdruktharia, nxjerrja e naftës, studiot ligjore, ato shkencore, etj. Numri i të vdekurve ditorë në këtë vend arriti në 566.
Në Gjermani, numri i të shëruarve arriti në 64 mijë dhe për të parën herë është më i lartë se ai i personave që aktualisht janë të infektuar, të cilët përllogariten në 60 mijë. Ky vend ka edhe vdekshmërinë më të ulët në botë rreth 1.5%.
Problematike situata vazhdon të jetë në Shtetet e Bashkuara ku numri i viktimave ka arritur në mbi 22 mijë, ndërsa të prekurit mbi 560 mijë.
Aktualisht, i gjithë globi numëron gati 1.9 milionë të prekur, ndër të cilët 115 mijë kanë humbur jetën dhe mbi 400 mijë janë shëruar.