Nga spitali në shtëpi dhe nga shtëpia në zyrë, zbulohet se kur kthehet Johnson në krye të detyrës
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson me sa duket e ka fituar përfundimisht betejën e tij me koronavirusin, ku pas daljes nga spitali u voendos në shtëpinë e tij.
Mediat briotanike shkruajnë se Johnson do të ‘braktisë’ edhe banesën tashme pasi ka vendosur të rikthehet në zyrën e tij, ndërsa e pret një sfidë mjaft e madhe në përballimin e situatës me koronavirusin që ka gjunjëzuar vendin.
Të hënën kryeministri britanik ka vendosur të kthehet në punë në orarin e tij normal, ku do të punojë lidhur me dilemën se kur do të lehtësojë shtet rrethimin, pra masat e marra kundër përhapjes së pandemisë.
Kryeministri britanik e la spitalin rreth dy javë më parë, pasi rezultoi negativ në testin e dytë të Covid-19 dhe vendosi që të rikuperohej plotësisht në shtëpi.