Ngjarje e frikshme në Greqi, 45-vjeçari masakron me sëpatë punonjësit e tatim-taksave, dy në gjendje kritike për jetën
Një ngjarje pa precedent ka ndodhur mesditën e se enjtes në zyrat e tatim- taksave në qytetin e Kozanit.
Një 45 vjeçar vendas ka qëlluar me sëpatë katër nënpunës të këtyre zyrave, tre gra dhe një burrë duke plagosur dy prej tyre në gjendje serioze.
Sipas dëshmitareve okulare rreth orës 13.15 personi në fjalë ka hyrë në zyrat e shërbimit të tatimeve duke mbajtur një qese plastike në dorë. Ka pranuar t’i matet temperaturave sipas masave anti- covid dhe ka dhënë edhe emrin e tij në hyrje të institucionit.
Me pas është ngjitur në katin e dytë, ka nxjerre sëpatën e vogël nga çanta, ka hapur dyert tek personeli i shërbimit dhe ka filluar t’i qëllojë nënpunësit.
Sulmin e tij e kanë ndërprere drejtori i tatimeve dhe një nënpunës tjetër të cilët edhe kanë mundur t’i marrin sopatën, ndërsa kanë njoftuar policinë.
Gjithë të plagosurit janë transportuar urgjent në spitalin e qytetit. Sipas mjekëve personi mashkull është në rrezik për jetën, ndërsa edhe një prej grave që është goditur në hundë dhe sy ka hyrë urgjent në kirurgji.
Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi që ka tronditur qytetin e vogël në veri të Greqisë, por nga burime policore bëhet me dije se nuk është hera e parë që 45 vjeçari ka treguar shenja dhune në jetën e përditshme, madje thuhet se ka edhe probleme psikologjike.