Ngjarje e rëndë! Gjenden 17 trupa të pajetë brenda azilit. Dyshimet e para të policisë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në New Jersey, pais 17 trupa të pajetë të moshuarish janë gjetur brenda një azili.

Dyshimet lidhur me ngjarjen janë se të moshuarit kanë humbur jetën për shkak të infeksionit COVID-19.

Policia ka marrë një telefonatë anonime dhe më pas ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është përballur me skenën e rëndë.

Bëhet e ditur se të gjithë trupat e pajetë ishin futur në një hapësirë, që shërben si morg i përkohshëm, por nuk kishte kapacitet për 17 viktima. Aktualisht në SHBA, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 569 viktima, ndërkohë që në total numri i tyre ka shkuar në 28 326 të vdekur.

Kryetari i Baskisë, Danielson dhe Andover ToWnship Michael Lensak i thanë NBC News të enjten se ata që u përballën më parë me ngjarjen, ndihmuan në lehtësimin e transferimit të 13 trupave në kamionë frigoriferikë.

SHKARKO APP