Ngjarje e rëndë në Francë/ 44-vjeçari djeg në mes të rrugës ish-gruan e tij 31 vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një nënë 31 vjeçare është vrarë dhe më pas djegur në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Merignac, pranë aeroportit Bordeaux në Francën jugperëndimore. Sipas raportit të policisë, gruaja 31-vjeçare u ndoq në mes të rrugës nga burri i saj 44-vjeçar, i cili e qëlloi atë në këmbë para se ta mbulonte me lëng të ndezshëm dhe t’ia vinte flakën., shkruajnë mediat e huaja.

31-vjeçarja dhe 44-vjeçari ishin të ndarë, ndërsa fëmijët e tyre – të moshës 3, 7 dhe 11 – jetonin me nënën. Burri u arrestua gjysmë ore pas ngjarjes, ndërsa iu gjet edhe një rrip i mbushur me municion luftarak. Ai tashmë akuzohet për vrasje të ish-gruas.

SHKARKO APP