Ngjarje e rëndë në Londër: Gjendet foshnja e mbytyr në kanal, nis hetimi ndaj familjes
Një foshnjë e porsalindur është gjendur e vdekur ditën e sotme në një kanal në veri-perëndim të Londrës. Nga mediat e huaja mësohet se oficerët dhe ndihmësit u thirrën rreth orës 13:19 minuta të mesditës së sotme, në Kanalin Grand afër Old Oak Lane, pasi foshnja u pa në ujë nga kalimtarë të zonës.
Foshnja u shpall e vdekur në vendngjarje dhe nga policia bëhet e ditur se ka nisur një hetim urgjent në zonë dhe ndaj familjes së foshnjës së mbytur për shkak se nga ata nuk ka patur asnjë njoftim në lidhje me ngjarjen.
Ndër të tjera ,një zëdhënës i shërbimit të ambulancës në Londër tha : “Ne u njoftuam në 13:35 të mesditës së sotme në Old Oak Lane, NW10, për të raportuar një trup të një foshnjeje të gjetur në kanal”.
Sakaq, një numër rrugësh dhe shtigjesh që të lidhin me zonën janë bllokuar dhe në vendngjarje kanë mbërritur policia. Personelët e urgjencës të veshur me kostumet e zhytjes gjithashtu janë përfshirë për hetimin e ngjarjes tragjike.