Ngjarje e rrallë në Rusi/ Doktoresha bie nga kati i pestë i spitalit gjatë konferencës për veshjen e mjekëve
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi. Një doktoreshë ishte në një konferencë, drejtuar shefave të saj, pas ankesave të vazhdueshme për mungesë të veshjeve mbrojtëse të mjekëve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Doktoresha Yelena Nepomnyashchaya, 47 vjeçe, po fliste në telefon me ministrin rajonal të Shëndetësisë në Krasnoyarsk, Boris Nemik, kur në mënyrë krejt të papritur, ra prej andej. Ajo tani është në kujdes intensiv, kurse mjekët refuzojnë të flasin në lidhje me gjendjen e saj, raportojnë mediat vendase.
Nënkryetari i qeverisë së rajonit Krasnoyarsk Aleksey Podkorytov tha se mund të ketë pasur të tjera arsye pse doktoresha ra, deri në shqetësime të saj familjare.
“Për shumë arsye mund të jetë rrëzuar. Mund të jetë stresi i përgjithshëm ose diçka në familjen e saj. Është ë vështirë të thuash se çfarë mund të ketë ndodhur, ne mund të bëjmë shumë konferenca rutinë por nuk ka ndodhur asnjëherë diçka e tillë”, u shpreh Aleksey Podkorytov.