Ngjarje horror në Greqi, gjendet i copëtuar brenda shtëpisë një shtetas anglez

Një shtetas anglez është gjetur pa shenja jete dhe i copëtuar brenda shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Apokoronas, Chania, Greqi.

Mediat fqinje raportojnë se kufoma e shtetasit anglez, rreth 68-vjeç, është gjetur e shkëputur nga koka. Koka e të ndjerit u gjet disa metra larg trupit të tij, gjysmë e ngrënë dhe dyshimet e para të policisë për gjendjen në të cilen u gjet trupi janë “ndoshta dy qentë e vetë të ndjerit, të cilët ishin me të në shtëpinë e kanë copëtuar”.

Familjarët e të ndjerit u përpoqën të kontaktonin për ditë të tëra me 68-vjeçarin, por nuk patën sukses dhe më pas ata informuan ambasadën britanike, si rezultat i së cilës autoritetet u mobilizuan.

Shkaku i vdekjes së britanikut nuk është sqaruar, por priten rezultatet e autopsisë, që ndoshta do të hedhin dritë mbi ngjarjen. Theksohet se mundësia e veprimit kriminal është përjashtuar.

68-vjeçari jetonte vetëm në shtëpi, pasi kishte humbur gruan e tij disa vjet më parë.

SHKARKO APP