Ngrica shkakton probleme në Kaliforni, banorët e “shtetit të diellit” ishin të papërgatitur

Stuhia e borës, era e forta dhe ngricat i ka gjetur të papërgatitur banorët e “shtetit të diellit” në Kaliforni, të cilët kanë hasur vështirësi në përditshmërinë e tyre që nga ngrohja e deri tek udhëtimet për në punë.

Dhjetëra rrugë janë mbyllur përkohësisht, ndërkohë që më shumë se 120 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Situata më e vështirë paraqitet në veri-lindje të Los Angelos, ku bora ka arritur në trashësinë deri në 2 metra.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se udhëtimi ishte pothuajse i pamundur përmes qarqeve Los Angeles, Ventura dhe San Bernardino.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?