Nigeri, 745 të vdekur nga meningjiti

Autoritetet shëndetësore në Nigeri bëjnë me dije se 745 persona në këtë shtet kanë humbur jetën nga meningjiti. Sipas tyre, në total janë 8075 raste të raportuara.

Shumica prej tyre janë në vende si Zamfara, Katsina, Kebbi, Niger dhe Sokoto. Sëmundja u rishfaq në përmasa të mëdha në muajin dhjetor të 2016.

Bëhet me dije se shumica e viktimave janë fëmijë. Në vitin 2015, nga meningjiti vdiqën 1100 persona në Nigeri dhe 10 mijë të tjerë u raportuan të infektuar. Autoritetet shëndetësore i tremben frikës së përhapjes së sëmundjes edhe jashtë kufijve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?