Nili “tërbohet”, piramidat antike rrezikojnë përmbytjen

Lumi i Nilit ka dalë nga shtrati dhe ka rrezikuar që të përmbysë piramidat antike të Sudanit, pasi reshjet e shiut kanë qenë të papërballueshme. Autoritetet bëjë me dije se kanë ndërtuar mure thasësh me rërë dhe ujin po e nxjerrin me kova. Në të gjithë vendin, përmbytjet kanë vrarë më shumë se 100 persona dhe lënë mijëra të pastrehë. Arkeologu Marc Maillot, është shprehur se nëse situata përshkallëzohet masat e marra nga qeveria do të jenë të pa mjaftueshme.

“Përmbytjet kurrë nuk kishin prekur vendin më parë. Situata aktualisht është nën kontroll, por nëse niveli i Nilit vazhdon të rritet, masat e marra mund të mos jenë të mjaftueshme”, tha ai.

Dëmi i shkaktuar nga përmbytja ka bërë që qeveria të vendosi gjendjen e jashtëzakonshmë për tre muaj të premten e kaluar. Fermerët nga ana tjetar i përdorin përmbytjet e Nilit për të krijuar toka pjellore por këtë vit shkalla e përmbytjes është katastrofike.

SHKARKO APP