Nis gara për kryesinë e UNESCO-s
Këtë të Hënë, pritet të fillojë procesi i votimit për zgjedhjen e Drejtorit të 10 të Përgjithshëm tëOrganizatëssë Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë, dhe Kulturë “UNESCO”, nga ku do të përcaktohetidentitetii pasuesit të drejtorit aktual, bullgares Irina Bokova, e cilae mbajti këtë post gjatë tetë viteve të fundit.
Për këtë pozicion konkurrojnëtashmë shtatë kandidatë, ku më të spikaturit janë ministrjafranceze e Kulturës dhe Komunikimit Audrey Azoulay dhe ish Ministri i Kulturës së Katarit Hamad Abdul Aziz Al Kuwari.
Votimi për pasuesen e Irina Bokovafillon pikërisht sot(gjatë punimeve të sesionit të 202 të Unesco-s në kryeqytetin francez ParisParis) me votim të fshehtë.Nëse asnjë kandidat nuk arrin një shumicë absolute në katër raundet e para (minimalisht 30 vota nga 58 anëtarët e Këshillit Ekzekutiv), atëherë do të mbahet një raund i pestë ndërmjet dy kandidatëve që kryesojnë raundet e mëparshme.
Fituesi i garës do të shpallet më 14 Nëntor gjatë Konferencës së Përgjithshme të Organizatës (një Asamble e Përgjithshme prej 193-vendesh anëtare) dhe do t’i fillojë detyrat e tij të nesërmen e kësaj date, me një mandat katërvjeçar dhe me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë.
Shanset e kandidatesfranceze duken më të forta përballë të tjerëve, por kush është konkurrenti tjetër më i afërt (Ish Ministri i Kulturës së Katarit)?
Diplomat dhe intelektual katarian,Dr. Hamad Al Kuwari është këshilltar i Pallatit të Emiritdhe ish Ministri i Kulturës. Ai ka punuar për shumë vite në TrupinDiplomatik të Katarit në vende të ndryshme të globit, çka e lidh ngushtë atë me shumë kulturanëbotë.

Ai u lind më 1 janar 1948 në Katar, dhe pas arsimit bazë në vendlindje ndoqi studimet në disa vende arabe dhe perëndimore, midis të cilave Libani, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.Në vitin 1980, mori diplomënMaster në “Saint Joseph University” Bejrut – Liban dhe po në të njëjtin vitMasterin në Filozofi Politike nga Universiteti i Sorbonës në Francë.Në vitin 1990 merr doktoraturënpër ShkencaPolitike nga Universiteti Shtetëror iNju Jorkut (Stony Brook).
Pas studimeve, Dr. Al Kuwari ka mbajtur një numër postesh dhe përgjegjësish të rëndësishme,ndërsa karrierae tij diplomatike filloi në 1972 -shinpër të vazhduar më pas për më shumë se katër dekada (ambasador në Francë,Itali, Greqi, Zvicër dhe në kontinentin amerikan), ku përmendet gjithashtu edhe pozicioni si delegat i vendit të tij në UNESCO dhe në OKB.
Nga diplomacia kaloi në detyra ministrore, ku mori përsipër Ministrinë e Informacionit dhe portofoline Kulturës në Katar nga 1992 në 1997, dhe u emërua përsëri si ministër i Kulturës, Arteve dhe Trashëgimisë dy here të tjera më pas.
Përveç funksioneve politike, Al Kuwari ka CV të pasur edhe si:
– Zëvendës Kryetar i Rrjetit Al Jazeera (Drejtor Menaxhues).
– Anëtar i Bordit Këshillëdhënës të Këshillit Suprem të Shteteve të Gjirit Arab.
– Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institutit të Politikave RAND të Katarit.
– Bashkëthemelues i Qendrës së Doha-s për Median eLirë.
– Kryetar i Komitetit të Lartë për “Doha Fest” si Kryeqytet i Kulturës Arabe më 2010.
– Kryetar i Sesionit të Shtatëmbëdhjetë të Konferencës së Ministrave Arab të Kulturës 2010.
– President i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD).
– President Nderi i Kongresit Botëror të Postës në 2012-n.
Dr. AlKuwari ka marrë edhe shumë dekorata (si “Légion d’Honneur” nga Franca në 1984 dhe medalje të tjera nga Italia, Spanja, Jordania, Holanda dhe Polonia.
KOHA JONË SONDAZH

