Nis izolimi në Angli, qytetarët të bllokuar deri në dhjetor, por metrotë e Londrës të mbushura plot

Mesnatën e së enjtes në Angli filloi mbyllja e re e cila do të përfundojë më 2 dhjetor, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, në përpjekje për të qetësuar shqetësimet në lidhje me ndikimin ekonomik të kësaj mase, që synon të ndalojë valën e dytë të pandemisë.

Masa u miratua me një shumicë prej 516 votash pro kundrejt 38 kundër. Njerëzit u ftuan të mos dalin nga shtëpitë dhe të mbyllura të gjitha bizneset jo esenciale si palestra, pub etj.

Policia ka njoftuar ndëshkime për shkeljen e rregullave, ndërsa izolimi do të përfundojë më 2 dhjetor. Por mëngjesi në Londër ishte si në një ditë normale.

Në fotot e publikuara nga Daily Mail shohim se si rrugët janë të mbushura me makina dhe njerëzit vrapojnë drejt metrove për të shkuar në punë. Dhe siç e shihni ato duken plot si në një ditë normale sidomos në orarin e mëngjesin.

SHKARKO APP