Nis numërimi i votave në Turqi, Erdogan nis shkëputjen
Rreth 60,7 milionë qytetarë votuan sot në Turqi, kurse jashtë vendit u regjistruan 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë votuan për herë të parë.
Çdo votues hodhi dy vota, një për Presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për një tjetër mandat pesëvjeçar. Rezultatet paraprake nxjerrin përpara Presidentin Erdogan:
Referuar rezultateve aktuale të përditësuara nga CNNTURK rezulton se Recep Tayyip Erdoğan deri më tani ka marrë 53.62 për qind të votave, ose 8.049.539 vota.
Ai ndiqet nga rivali i tij kryesor, Kemal Kılıçdaroğlu, me 40.42 për qind të votave, ose 6.068.286 vota. Më pas vjen Sinan Oğan me 5.4 për qind, i ndjekur nga Muharrem Ince me 0.56 për qind të votave.