Nis pelegrinazhi i Haxhit

Nis në Mekë pelegrinashi i përvitshëm i Haxhit. Për herë të parë për shkak të pandemisë nuk janë lejuar pelegrine nga vende të tjera, përveç atyre në Arabinë Saudite. Numri i besimtarëve në Haxhin e këtij viti do të jetë nga 1,000 deri në 10,000. Kulmi i ritualit bie më 30 korrik sipas kalendarit hënor islam.

Kjo e mërkurë ka shënuar edhe nisjen e pelegrinazhit vjetor të Haxhit në Arabinë Sausite.

Por ndryshe nga herët e tjera këtë vit numri i besimtarëve myslimanë ka qenë tepër i kufizuar për shkak të frikës nga pandemia e koronavirusit.

Rituali i përvitshëm zgjat pesë ditë dhe ky udhëtim konsiderohet si nga pesë shtyllat e islamit, dhe një detyrë që duhet ta kryejnë besimitarët myslimanë që mund ta përballojnë edhe fizikisht udhëtimin shpirtëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë vit për shkak të Covid 19 është ka ndryshuar edhe organizimi i ngjarjes së rëndësishme fetare, pasi fluski i njerëzve që vizitojnë zonat fetare në Mekë, rrezikon përhapjen e virusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për herë të parë në historinë moderne të Arabisë Saudite nuk janë lejuar pelegrine nga vende të tjera, përveç atyre në Arabinë Saudite.

Çdo vit, më shumë se 2 milionë pelegrinë nga 180 vende të botës udhëtojnë në Mekë, në atë që zakonisht është një prej organizimeve më të mëdha fetare.

Ndërsa këtë vit është raportuar se numri i besimtarëve në Haxh do të jetë nga 1,000 deri në 10,000.

Kulmi i ritualit këtë vit bie më 30 korrik, e përcaktuar kjo nga pozita e Hënës, në përputhje me kalendarin hënor islam.

Sa i përket shufrave të pandemisë, Arabia Saudite ka regjistruar më shumë se 270,000 raste të infektimit dhe 2,789 vdekje, si pasojë e koronavirusit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?