Nis puna për vaksinën specifike kundër “Omicron”
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë nisur nga provat klinike për vaksinën specifike ndaj variantit “Omicron” të Covid-19. Studimi është i ndarë në tre grupe.
Pjesëmarrësit në grupin e parë kanë marrë dy doza të vaksinës aktuale Pfizer Covid-19 të paktën 90 deri në 180 ditë përpara studimit. Ata do marrin një ose dy doza të vaksinës specifike të “Omicron”.
Pjesëmarrësit në grupin e dytë kanë marrë tre doza të vaksinës aktuale Pfizer Covid-19 të paktën 90 deri në 180 ditë përpara studimit. Ata do të marrin një dozë të vaksinës aktuale Pfizer Covid-19 ose vaksinës specifike të “Omicron”.
Pjesëmarrësit në grupin e tretë nuk kanë marrë asnjë vaksinë Covid-19. Ata do të marrin tre doza të vaksinës specifike të “Omicron”. Vaksina specifike për “Omicron” do të administrohet si një dozë 30 mikrogram, e njëjtë me vaksinën aktuale.