Nisin trazirat në SHBA, mbështetësit e Trump dalin në rrugë

Ndërsa procesi i numërimit të SHBA vijon ende dhe në avantazh është demokrati Joe Biden kanë nisur edhe trazirat.

Qindra republikanë u mblodhën të premten pranë ndërtesës së numërimit të votave në Detroit, të veshur me bluza të verdha ku shkruhej “numëro çdo votë” dhe kërcenin në rrugë.

“Ndaloni vjedhjen”, brohorisnin protestuesit. Disa mbanin postera që lexonin, “Bëni zgjedhjet përsëri të drejta” dhe “ne e duam Trumpin”.

Policia rrethoi rrugët që të çonin në qendrën e vlerësimeve dhe mbajti protestuesit nën vëzhgim.

Zyrtarët e zgjedhjeve në disa shtete të kontestuara shprehën shqetësim në lidhje me kërcënimet dhe retorikën e drejtuar ndaj punonjësve që numërojnë votat.

SHKARKO APP