Një 13-vjeçar vdes nga koronavirusi, familjarët: S’kishte probleme të tjera shëndetësore
Viktima në moshë më të re nga koronavirusi në Britaninë e Madhe është një djalë 13-vjeçar. Mediat britanike raportojnë se 13-vjeçari që ndërroi jetë në spitalin Kings College në Londër, nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor.
Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, fatkeqësisht ka vdekur pa pasur asnjë anëtar të familjes, pasi nuk u lejuan të futeshin brenda për shkak se rrezikoheshin te infektoheshin me kornavirus. 13-vjeçari gjithashtu kohët e fundit humbi babanë e tij nga kanceri shkruan The Sun.
Ismail u shtrua me urgjencë në spital pasi kishte problem me frymëmarrjen. Familjarët e të ndjerit thanë se 13-vjecari nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.
“Ai u vendos në një ventilator dhe më pas u fut në një gjendje kome të shkaktuar, por fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes. Për njohuritë tona ai nuk kishte kushte themelore shëndetësore. Ne jemi përtej shkatërruar“.- ka thënë familjari.
Mjekët thanë se trupi i 13-vjeçarit nuk ka dalë ende nga morgu, pasi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin më të qartë të shkaqeve të vdekjes.