Një 18-vjeçar do të bëhet personi më i ri në botë që fluturon në hapësirë

Oliver Daemen do t’i bashkohet miliarderit amerikan, Jeff Bezos, në fluturimin e parë të njerëzve të realizuar nga kompania e tij e hapësirës, Blue Origin që nis më 20 korrik. Kështu 18-vjeçari do të bëhet personi më i ri në botë që fluturon në hapësirë.

I riu është djali i Joes Daemen, shefit ekzekutiv të kompanisë së investimeve Somerset Capital Partners, me seli në Holandë. Joes Daemen ka siguruar një ulëse në fluturimin e dytë, por është zhvendosur në të parin pasi ofertuesi është tërhequr, tha Blue Origin. Ai pastaj ia ka ofruar ulësen djalit të tij 18-vjeçar, i cili është student i fizikës.

Origin Blu nuk tha se sa ka paguar Daeman për biletën. Oliver Daemen do t’i bashkohet Bezos, vëllait të tij, Mark, dhe pilotes Wally Funk, 82 vjeçe. Funk do të jetë personi më i vjetër që fluturon në hapësirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?