FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një anije ushtarake amerikane kalon pranë ishujve të pretenduar nga Kina

Një anije ushtarake amerikane kaloi pranë një ishulli të pretenduar nga Pekini në Detin e Kinës Jugore, në një operacion destinuar për të demonstruar lirinë e lundrimit në ujërat e kontestuara, theksoi sot një zyrtar amerikan.

“Anija amerikane ‘USS Dewey’ kaloi rreth 12 milje detare nga Mischief Reef, një ishull i pretenduar nga Kina në arkipelagun e Spratleyt”, theksoi i njëjti burim.

Bëhet fjalë për operacionin e parë të këtij lloji të administratës Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai u zhvillua në orët e para të mëngjesit”, sipas zyrtarit amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo iniciativë do të shkaktojë irritim të Pekinit, me të cilin administrata Trump po përpiqet aktualisht të afrohet për çështjen koreano-veriore.

Kina pretendon shumicën e Detit të Kinës Jugore, duke përfshirë këtu edhe zonat shumë pranë brigjeve të shumë vendeve të shumta të Azisë Juglindore./ATA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?