Një ‘aromë e dyshimtë’ detyron aeroplanin zviceran të ulet në Marsejë

Avioni i pasagjerëve i kompanisë “Swiss” i cili po fluturonte në linjën Barcelonë-Zyrih është detyruar të bënte një ndalesë në gjysmë të rrugës, në Marsejë të Francës. Për shkak të një njoftimi paralajmërues të sistemit të kontrollimit të fluturimeve, aeroplani i tipit Airbus A321-111 të enjten rreth orës 21.20 ka bërë një ulje të detyruar.

Aterrimi është bërë për shkaqe sigurie, ka thënë një zëdhënëse e Swiss-it për mediet zvicerane, transmeton albinfo.ch. Sipas saj stafi i aeroplanit ka ndier një aromë të dyshimtë në kabinën e pilotit ndërsa shkaqet e kësaj mbeten të sqarohen.

Pasagjerët do ta kalojnë natën në hotel në Marsej. Nesër në mëngjes do të küërkohet një mundësi tjetër për transportimin e tyre në Zyrih, ka thënë züedhënësja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?