Një asteroid potencialisht i rrezikshëm do të kalojë nesër afër Tokës

Një objekt hapësinor, potencialisht i rrezikshëm, do të kalojë afër Tokës nesër.

NASA njofton se asteroidi, i njohur si “1997 BQ”, i cili po udhëton me shpejtësi 11 mijë kilometra për sekondë, ka një madhësi nga 640 metra deri në 1.4 kilometra.

“Asteroidi sillet rreth Diellit çdo 844 ditë dhe gjatë udhëtimit drejt tij, rrotullohet dy herë rreth Tokës e më pas udhëton drejt Marsit”, sqaron NASA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas agjencisë që monitoron asteroidët, ai mund të krahasohet me urën “Golden Gate” të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara dhe do të kalojë në një afërsi prej 6.2 milionë kilometrash nga planeti ynë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është objekti i dytë hapësinor që i afrohet Tokës për këtë vit, pasi një tjetër asteroid udhëtoi pranë planetit tonë me 29 prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?