Një burrë ekzekuton 5 persona në Rusi, ngritën zërin gjatë ”Lock- Down”-it
Pesë persona janë ekzekutuar në Yelatma të Rusisë pasi ishin duke folur me zë të lartë.
Autori ishte një burrë i cili pati një sherr me komshinjtë pasi ata flisnin me zë të lartë dhe më pas e gjitha përfundoi me 5 të vrarë.
Mësohet se grupi prej 5 personash përbëhej nga 4 djem të rinj dhe një vajzë, Në fillim pati konfrontim fizik dhe më pas ishte burri që qëlloi me armën e tij të licencuar.
Shumica e rajoneve perëndimore të Rusisë janë në ”Lock-Down” teksa vendi regjistron 47 viktima dhe 6 mijë e 300 të prekur.